
Një 42-vjeçar është arrestuar pasi mbrëmjen e të dielës shkaktoi aksidentin me një viktimë në lagjen nr 15 në Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 42-vjeçari i identifikuar me inicialet T.M i cili përplasi për vdekje një 69-vjeçare.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



