COVID-19, pala greke shtyn afatin e bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës

COVID-19, pala greke shtyn afatin e bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës

Lëvizja në pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më datë 12 dhjetor 2020. Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sipas Drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, deri në këtë datë nuk do lejohet lëvizja e këmbësorëve apo mjeteve në këtë pikë kalimi. Sakaq Policia Kufitare e Kapshticës i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin kalimin nga kjo pikë, duke kaluar nga ajo e Kakavijës ku lëvizja vijon normalisht.

Këto masa janë marrë për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Greqi. Më parë ishte vendosur që bllokimi i kalimit të zgjaste deri ditën e nesërme (4 dhjetor), por është shtyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy