Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve kanë publikuar një raport këtë javë, ku është konstatuar se numri i njerëzve të rinj të diagnostikuar me HIV në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në vitin 2016 prejse kanë nisur regjistrimet.

Sipas raportit, 160 000 njerëz janë prekur me virusin që shkakton AIDS-in, vitin e kaluar.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy