Tritol para banesës së kryebashkiakut të Matit, në pranga një 37-vjeçar

Tritol para banesës së kryebashkiakut të Matit, në pranga një 37-vjeçar

Policia ka arerstuar një 37-vjeçar, si autor të dyshuar për dy ngjarjet e fundit me lëndë shpërthyese, ku një nga objektivet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Matit. Bëhet fjalë për Eltion Daçin. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se Daçi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

NJOFTIMI I POLICISE
Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy