Vazhdojnë zjarret në Greqi, digjen shtëpi pranë Athinës

Vazhdojnë zjarret në Greqi, digjen shtëpi pranë Athinës

Tre zjarrfikës janë dërguar në spital si pasojë e djegieve të gradëve të ndryshme. Ata u plagosën gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll një zjarr që shpërtheu në mesditë në Anaviso, pranë Athinës.

Dy mjete zjarrfikëse u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua plotësisht, ashtu sikurse dhe një banesë. Një tjetër banesë ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Zjarri shpërtheu në orën 14,00 të së enjtes ( 3 gusht 2017)

Autoritetet i kanë këshilluar banorët që ndodhen pranë vatrave të zjarrit, që të evakuohen nga banesat e tyre.

Një pjesë e rrugës që lidh Athinën me zonën turistike Lagonisi është bllokuar.

Pasdite në zonë po vepronin më shumë se 60 trupa zjarrfikëse dhe 27 automjete, si dhe dy helikoptera.

Sipas shërbimit të mbrojtjes civile, deri pasditen e të enjtes në gjithë Greqinë ishin evidentuar 39 vatra zjarri. Shumica e tyre u vunë nën kontroll që nga stadi fillestar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy