Mbërrijnë provat për Tom Doshin (VIDEO)

Mbërrijnë provat për Tom Doshin (VIDEO)

Prokuroria e Përgjithshme ka në duar përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhe me kandidatin Tom Doshi, të cilin ambasada e SHBA kërkoi të mos ishte në listat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë ditës Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur Prokurorisë, në lidhje me Tom Doshin që është njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate.

Burime zyrtare pranë njësisë së dekriminalizimit thanë për MCN se informacioni i DASH ka ardhur në formën e një deklarate dhe se në të nuk është shkruar asnjë rresht për vendime penale për personin ndaj të cilit po kryen hetime te thelluara.

Prokuroria i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, për dyshime se ky i fundit preket nga ligji i dekriminalizimit.

Prokurorët thanë se hetimi ndaj tij nuk ka përfunduar ende, deri në mbërritjen e një informacioni nga Interpoli që mund të japë të dhëna të tjera. 

Nga ana tjetër, vetë Doshi duket i pashqetësuar nga procesi i verifikimit dhe qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit duke u fokusuar te objektivi për të siguruar të paktën 5 mandatet në 25 prill.

Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD.

Ai figuron në ‘listën e zezë’ të DASH, ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka mbajtur qëndrim të ashpër në deklaratat ndaj tij, duke kërkuar që të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy