
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pele dhe Sinisha Mihajlovic, tjetër zi për botën e futbollit dhe sportit.
Ish-futbollisti italian Gianluca Vialli është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Londër.
Ish-sulmuesi lombard i Cremonese, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea, i detyruar të largohej nga stafi blu i Roberto Mancinit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, nuk arriti të fitojë betejën kundër kancerit të pankreasit të cilin e diagnostikoi në vitin në 2017.
Pas një periudhe pushimi pas trajtimeve, sëmundja u kthye më agresive për Viallin, duke mos i dhënë shpëtim.
Me Viallin shuhet një nga futbollistët më ikonë dhe më të suksesshëm të fushës së blertë italiane.



