Çmimi Sakharov për 2020 i jepet opozitës bjelloruse

Çmimi Sakharov për 2020 i jepet opozitës bjelloruse

Parlamenti Evropian (PE) ka zgjedhur lëvizjen opozitare të Bjellorusisë si fituesit e këtij viti për Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Presidenti i PE-së, David Sassoli, njohu "iniciativën e grave të guximshme" në fjalën e tij duke përfshirë udhëheqësen e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, laureaten e Nobelit Svetlana Aleksievich, muzikanten dhe aktivisten politike Maryia Kalesnikava dhe aktivistët politikë Volha Kavalkova dhe Veranika Tsapkala. Ai gjithashtu vlerësoi figurat politike dhe të shoqërisë civile dhe themeluesit të kanalit Telegram NEXTA, Stsiapan Putsila, ndër të tjera.

Ata "mishërojnë mbrojtjen e lirisë së mendimit" që përfaqëson çmimi, shtoi ai.

Demonstratat politike ditët e fundit në Bjellorusi kundër qeverisë dhe Alexander Lukashenkos u ndezën në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit në gusht. Lukashenko pretendoi fitoren por kritikët e tij thanë se vota ishte manipuluar në favor të tij. Kjo solli trazirat më të mëdha anti-qeveritare në historinë e vendit. Çmimi do të jepet në një ceremoni në Parlamentin Evropian në 16 dhjetor.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikantit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov. Është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit ujgur, Ilham Tohti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy