Rrëfimi i aktores Mirketa Çobani: Një javë bllokova grupin e xhirimit pasi nuk doja të puthja kolegun, më detyroi ministri i Kulturës

Rrëfimi i aktores Mirketa Çobani: Një javë bllokova grupin e xhirimit pasi nuk doja të puthja kolegun, më detyroi ministri i Kulturës

Emisioni "Rrefimi Juaj" sjell në këtë puntatë nga Teatri Skampa në Elbasan historinë dhe rrëfimin e artistes Mirketa Çobani.

Talenti i Mirektës u spikat që në vogëli, teksa u ngjit në skenën e Teatrit Skampa si një kengëtare.

E lindur në një familje patriotike dhe ushtarake, ku babai i saj ishte drejtori i komisariatit të policisë se Elbasanit, ëndrra e Mirketës ishte te ndiqte hapat e babait duke vazhduar arsimin e larte në degën ushtarake. Por, Mirkita do ta gjente veten në listën e nxënësve te cilët do të konkurronin ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Edhe pse nuk ishte përgatitur për këtë konkurs ajo shkoi dhe e fitoi të drejtën për të qenë studente e Institutit të Larte të Arteve.

Jeta e saj si studente ka qene tepër e vështirë pasi pedagogët gjithmonë i drejtoheshin me fjalë fyese. Për Mirketën janë bërë gjithashtu dhe fletë rrufe në mesin e Tiranës. Karakteri i saj i fortë i trashëguar nga familja beri që Mirketa të thyente barrierat dhe të vlerësohej nga qytetarë të thjeshtë të Tiranës.

Më pas Mirketa do të bëhej pjesë e Kinematografisë Shqiptare, në filma që ende dhe sot e kësaj dite janë në memorien e shumë shqiptareve. 

Filmi i parë i Mirketes do të quhej "Horizonte të Hapura" me regji të  Viktor Gjikës. Filmi bazohej në ngjarje reale, në Portin Detar po punohej për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Ky film do te kthehej në një sfide profesionale për Mirketën, pasi ajo do te duhej t’i jepte një puthje Robertit për të shprehur dashurinë e saj kundrejt tij. Kjo puthje ishte tepër e vështirë për të dhe refuzonte ta kryente. Grupi xhirimit ka ndenjur 7 ditë i bllokuar, me pas me urdhër të anëtarëve të partisë ajo vendosi që t’i jepte puthjen, por jo siç ishte ne skenar. Ndonëse filmi u mirëprit në çdo kinema të Shqipërisë, sërish Mirketa u ndesh me fjale ofenduese, dhe këtë here nga vetë vajza e Enver Hoxhës, e cila ishte ne kinema për të parë filmin. E prekur nga fjalët, Mirketa nisi një debat me të, ku për fat nuk u ndëshkua.

Para babait tim asnjë njeri nuk ekzistonte. Edhe mamit i thoja: Mbylle gojën, lërë babin të flasë. Por, kur u bëra nënë i kërkoja mamit më fal. Babi shante Enver Hoxhën. Me mua ishte si shok, mik, çdo gjë ma thoshte mua dhe unë atij. Nuk mbanin të fshehta me njëri-tjetrin. I thoja më ndoqi ky, më ndoqi ai.

 

Gjëja më e vështirë për mua ishte puthja me Adem Reknën. Mentaliteti i asaj kohe e quante gjë amorale. Aktori e luan atë pjesë, nuk është se dashuron vërtet, aktori mund të jetë dhe babai i saj, shoku. Nuk e puth vërtet, bën një zgjidhje teknike, asgjë më shumë. Një javë plot për ta xhiruar nuk e bëja dot puthjen e kisha të vështirë.

Puthja ishte momentale, nuk e dija që duhet ta bëja. Më thonin: Puthe!

I thashë që nuk ma keni dhënë skenarin ta lexoj. Erdhi ministri i Kulturës, ishte nga Elbasani dhe më tha: Mirketë bëje se do bëhet nami i zi. Më ka çuar partia se ke harxhuar metra pafund për filmin. Më tha do paguash cent për cent filmin ose do të fusin në burg. I thashë 'jo ore' në burg. Në momentin e fundit e bëra, por nuk e putha ku donin ata, por në cep të buzës.

E vetmja që më kritikoi në momentin që  filmi po jepej premierë, ishte Pranvera Hoxha, e bija e Enver Hoxhës. Unë iu ktheva dhe i thashë: Ti kujton se e bëra unë? Unë e kam bërë me urdhër të partisë. Nuk kam dashur të puth Robertin, nuk ke asnjë të drejtë të më ofendosh. I thanë dhe shoqet e veta: Bëre gabim që e kritikove. Unë nuk kisha frikë, iu vërsula menjëherë nuk kisha frikë.

Dhe agjentët që e shoqëronin më rrethuan. Pranvera i tha: Largohuni, ikni se është faji im.

Më vjen keq që nuk kam qenë prezentë në familje. Kam lindur vajzën dhe për 40 ditë kam dalë në skenë. Vajzën e mbante punëtorja pas skenës. Më vjen keq se kam qenë nga mëngjesi në darkë në Teatër. Suporti më i madh ka qenë burri im, ka qenë i dedikuar ndaj meje dhe familjes. Ndihmonte për çdo gjë, nuk më thoshte asnjëherë çfarë po bën, fëmijët duan të hanë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy