Aleanca padit një tjetër prokuror të SPAK, Kalaja: U bë palë me të korruptuarit

Aleanca padit një tjetër prokuror të SPAK, Kalaja: U bë palë me të korruptuarit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK, një tjetër prokuror të kësaj strukture. 

Sotir Kllapi, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas Aleancës pushoi hetimet për prokuroren Manjola Kajana.

Prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona.

Po ashtu përfaqësuesit e Aleancës kanë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme, të informohen mbi ecurinë e hetimeve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Edmond Budina, tha se rrugën e nisur ata do e çojnë deri në fund, e kërkesa e tyre është që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund. Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy