Gjendet unaza e diamantit me vlerë 750 mijë euro e zhdukur në hotel Ritz, e thithur nga fshesa e korrentit

Gjendet unaza e diamantit me vlerë 750 mijë euro e zhdukur në hotel Ritz, e thithur nga fshesa e korrentit

Një kliente e pasur e hotelit Ritz në Paris raportoi zhdukjen e një unaze me vlerë 750 mijë euro në dhomën e saj të premten.

Pas një kërkimi intensiv, me stafin e hotelit në vijën e parë të frontit, xhevahiri i çmuar u gjet gjatë së dielës në një qese fshese me korrent, ndërsa drejtuesit e hotelit siguruan se nuk ishte një vjedhje, por se ishte thithur nga fshesa.

Pronarja e unazës, një biznesmene e pasur malajziane, dyshoi për një nga punonjësit.

Sipas policisë, zhdukja ndodhi mes orës 09.50 dhe 11.30 të së premtes, teksa klientja po hante mëngjesin në dhomën e saj.

Ajo kishte vendosur pranë tabakasë unazën e çmuar, me një diamant 6.51 karat dhe me material platini.

Më pas ajo e harroi dhe doli për të parë butikët luksozë në zonë. Pas kthimit, unaza nuk ishte më aty ku ajo pretendonte se e kishte lënë në dhomë dhe pronari i hotelit, i inatosur filloi t’ia nxirrte stafit të hotelit.

Më pas, pasanikja bëri denoncim në polici, duke nisur menjëherë hetimet për vjedhje.

Një rrethanë, kjo e fundit, e mohuar me vendosmëri sot nga drejtuesit e Ritz, sipas së cilëve xhevahiri u gjet falë punës së përpiktë kërkimore të agjentëve të sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy