Një ndjekje për më shumë se dy orë nga policia italiane ka përfunduar me arrestimin e dy shqiptarëve në Como.
Shqiptarët me iniciale M.G. dhe L.I. janë ndaluar për një kontroll rutinë ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre. Por gjatë kontrollit, ata kanë shfaqur nervozizëm.
Pasi kanë deklaruar se po ktheheshin nga pushimet, pa saktësuar vendin se ku, dhe po shkonin të shikonin disa makina për t’i blerë, por sërish pa specifikuar çfarë lloji preferonin.
Pasi kanë kontrolluar për disa orë automjetin, policia ka mundur të gjejë 19 pako me heroinë, me një peshë totale 10 kg. Lënda ishte fshehur në pjesën e kroskotit të makinës.



