Lufta kundër terrorizmit e trafiqeve, Nano prezanton strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit

Lufta kundër terrorizmit e trafiqeve, Nano prezanton strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi një takim me përfaqësuesit e vendeve partnere, të atashuar në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit, Nano prezantoi strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, si një kapacitet më shumë në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi e të asaj kombëtare në veçanti.

 Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar në bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të luftuar bashkërisht në një front kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Rritja teknologjike me hapin e kohës do të bëjë të mundur që strukturat e Policisë së Shtetit të jenë më të afta dhe t’i godasin në kohë aktivitetet kriminale.

Forcimi i bashkëpunimit me oficerët ndërlidhës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare, shkëmbimi në kohë i informacioneve dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta janë format e duhura për të bërë të mundur rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. Besoj fort se Njësia e Informacionit të Pasagjerit e Policisë së Shtetit do të veprojë dhe do të arrijë suksese bashkë me partnerët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy