Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin reagoi në lidhje me vendimin e britanikëve për daljen nga Bashkimi Europian, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja për botën dhe Rusinë.
Putin gjithashtu deklaroi se vendimi i qytetarëve britanikë është i kuptueshëm, pasi “askush nuk dëshiron të ushqejë ekonomitë e dobëta”, duke shtuar se Rusia nuk e kishte ndërmend të ndërhynte në çështjet e referendumit.



