Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj

Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj

Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë në pronën e familjes në Tennessee, Graceland. Ky fakt bëhet i ditur nga një përfaqësues i familjes. Këngëtarja, e cila vdiq si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e saj të enjten, ishte 54 vjeç.

Ajo ishte fëmija i vetëm i “Mbretit të Rock ‘n’ Roll”, Elvis Presley. “Vendi i fundit i pushimit të Lisa Marie do të jetë në Graceland, pranë djalit të saj të dashur, Benit”, tha një përfaqësues i vajzës së saj.

Djali i Presley-t, Benjamin Keough, vrau jetën në gusht 2020 në moshën 27-vjeçare.

Në një ese të shkruar pas vdekjes së djalit të saj, Lisa Marie Presley tha se ajo ishte përballur me “vdekjen, pikëllimin dhe humbjen” që në moshën nëntë vjeç, kur babai i saj, i konsideruar gjerësisht si ylli më i madh i rock and roll-it në histori, vdiq në moshë 42-vjeçare.

Këngëtarja Lisa Marie Presley, pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, mëngjesin e së enjtes.

Rezidenca Graceland.

Nëna e saj, Priscilla Presley, tha: “Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë.”

Presley u bë trashëgimtarja e vetme e pasurisë Graceland dhe rezidencës së saj prej 17,500 metrash katrorë kur ajo mbushi 25 vjeç, sipas faqes së internetit të Graceland.

Rezidenca është e dyta pas Shtëpisë së Bardhë si shtëpia më e vizituar në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit të pronës. Pas lajmit për vdekjen e saj, dashamirës vendosën lule dhe ndezën qirinj jashtë portave të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy