Russell Brand akuzohet për përdhunime dhe sulme seksual

Russell Brand akuzohet për përdhunime dhe sulme seksual

Komediani dhe aktori Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare në kulmin e famës së tij.

Akuzat u bënë në një hetim të përbashkët nga Sunday Times , Times dhe Dispatches e Channel 4.

Katër gra po pretendojnë për sulme seksuale në periudhën kohore nga viti 2006 në vitin 2013.

Brand i ka mohuar akuzat dhe tha se marrëdhëniet e tij kanë qenë "gjithmonë konsensuale".

Gjatë viteve kur ai akuzohet, Brand kishte punë të ndryshme të profilit të lartë, duke përfshirë në BBC Radio 2 dhe Channel 4, dhe si aktor në filmat e Hollivudit.

Të premten, Russell Brand publikoi një video në të cilën ai mohoi "akuzat e rënda kriminale" që ai tha se do të bëheshin kundër tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy