Amanda Gorman, poetja më e re që performon në Kapitol për inaugurimin e presidentit

Amanda Gorman, poetja më e re që performon në Kapitol për inaugurimin e presidentit

Amanda Gorman është bërë poetja më e re që performon  në Kapitol në inaugirimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 22-vjeçarja performoi dje poezinë e shkruar nga ajo vetë në një audiencë mbarëbotërore, ndërsa në fund mori edhe duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve.

Thelbi i poezisë së Amanda-s ishte ‘bashkimi dhe uniteti’ i vendit, i cili ishte në rrezik.

Fillimisht ajo e nisi poezinë kështu: “Kur të vijë dita, ne do të pyesim vetëm se ku do ta gjejmë dritën në këtë hije të pafundme”.

Më tej 22-vjeçarja një pjesë të poezisë katër minutëshe ia kishte dedikuar edhe ngjarjeve të 6 janarit në Kapitol, ku për pasojë të protestave të mbështetësve pro Trump humbën jetën pesë persona.

“Ne pamë një forcë e cila donte të shkatërronte kombin tonë dhe ta ndantë atë. Dhe për pak kjo përpjekje pati sukses. Por pavarësisht se domokracia mund të vonohet periodikisht ajo kurrë nuk mund të mposhtet përgjithmonë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy