Maxhoranca dhe grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike ranë dakord në seancën e sotme parlamentare të miratojnë amnistinë penale sipas variantit të Gazmend Bardhit që fal protestuesit e opozitës por jo zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme.
Kjo dakordsi u kundërshtua ashpër nga Lulzim Basha, i cili deklaroi votën kundër të grupit të tij dhe e konsideroi marrëveshjen si pakt kundër SPAK.



