Procesi i Berlinit, Tirana pret Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Procesi i Berlinit, Tirana pret Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Tirana mirëpret sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i Integruar i Kufijve, Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa në përfundim të takimit do të zhvillohet  një konferencë për shtyp.

Ky takim paraprin punimet e samitit të rëndësishëm të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy