Plani i Dan Hutrës për arratisje/ Drejtoria e Burgjeve parandalon ngjarjen. Çarçaf, sharrë e improvizuar, kangjella të prera

Plani i Dan Hutrës për arratisje/ Drejtoria e Burgjeve parandalon ngjarjen. Çarçaf, sharrë e improvizuar, kangjella të prera

Emisioni FactCheck sjell foto nga qelia e Dan Hutrës dhe tre shokëve të tij të burgut, ku me mjete rrethanore ata kanë sharruar kangjellat dhe nëpërmjet një çarçafi kishin thurur planin e arratisjes. Ky plan u zbulua nga burgjet dhe tashmë ata katër janë izoluar.

Çarçaf i bardhë, kangjella metalike të dritares së prerë dhe mjete të improvizuara për sharrim janë provat që kontrolli i policisë së burgjeve ka zbuluar në dhomën numër 15 në Burgun e Fierit, ku prej afro një viti qëndronte Dan Riza Hutra, njohur si vrasësi serial.

Kur ora shënonte 11.25 minuta katër ditë pasi kishte nisur viti i ri 2024 Drejtoria e Burgjeve do të kryente një operacion në dhomën numër 15, pasi prej javësh i mbante në vëzhgim Hutrën me tre bashkëjetuesit e tij të burgosur.

Hetimet zbuluan se plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara”-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Emisioni FactCheck sjell foto të provave materiale, çarçaf afro 10 metra i gjatë, kangjellat e prerë dhe sharrën metalike formë teli të imporvizuar.

Por cilët ishin të dënuarit e këtij plani?

1. Shtetasi Dan Hutra, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.

2. Shtetasi Martin Kapllani, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”

3.  Shtetasi Geraldo Veizaj, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”

4.Shtetasi Feti Kovaçi, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy