Soko: Kriptomonedha krijon mundësinë e zhvendosjes së parave të pista. Në Shqipëri nuk është eficiente të bësh “mining”

Soko: Kriptomonedha krijon mundësinë e zhvendosjes së parave të pista. Në Shqipëri nuk është eficiente të bësh “mining”

Në vitin 2020 në Shqipëri u miratua ligji për tregjet financiare te bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, pra Block chain, ndërkohë që nga ana tjetër Banka e Shqipërisë është kundër legalizimit të këtij tregu, të kriptomonedhave.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, tha në “MCN economy”, se për shkak se Shqipëria është ndër vendet ku ka tendencë të pastrimit të parasë së pistë, kjo hap mundësinë që shumë persona që disponojnë para të pista ti lëvizin përmes kriptomondhës.

Shqipëria hyn ndër vendet ku ka pasur tendencë të theksuar të pastrimit të parasë së pistë, dhe industria e pastrimit të parasë kishte gjetur terren këtu, dhe një ndër mekanizmat që funksionon sot transporti i parasë së paligjshme janë kriptomonedhat.

Deri sa të hapat këtu, paratë e pista qarkullonin me çanta. Kriptomonedha sot është një karte, monedhë, e cila është e e patatueshme, e pagjurmueshme për shkak të modelit të saj, që d.m.th. askush nuk e di nuk dhe çfarë ka gjithsecili, pra është  e pagjurmueshme.

Duke qenë e tillë kjo hap mundësinë që shumë persona që disponojnë para të pistë ti lëvizin ato lehtësisht përmes kriptomonedhës dhe pastaj e konverton në para të thjeshtë.

Për ekspertin e ekonomisë, Soko, sot në vend nuk është efecientë të bësh “mining”, për shkak të çmimit aktual të energjisë elektrike.

Sipas tij, kjo ndodh pasi kostot e energjisë tejkalojnë përfitimin që do të marrësh nga bitconet e prodhuar përmes mining.

Mining bitcoin është një model komplet jo rentabël dhe për këtë arsye të gjithë operatorët janë të detyruar të gjejnë format për të ulur kostot e energjisë, sepse pjesën më të madhe të kostove e përbën energjia elektrike.

Duke qenë se çmimi që është sot me këtë çmimin e energjisë që kemi ne sot prej 11.4 lekësh për KW orë që është sot, nuk është efecientë të prodhosh, të bësh “mining”, me këtë çmim energjie pasi kostot e energjisë tejkalojnë përfitimin që do të marrësh ti nga bitcoinet e prodhuar përmes mining apo çdo coin tjetër që mund të bësh mining. Prandaj, kjo është arsyeja që sot ne i shpallim të paligjshme.

Jo sepse në vetvete procesi është i paligjshëm, ai është i ligjshëm, nuk është i ndaluar nga ligji por faturat e energjisë elektrike që vidhen, pra lidhjet e fshehta që bëhen, kjo është pjesa ilegale dhe për këtë arsye gjurmohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy