
Një person është plagosur rëndë si pasojë e një manovre të gabuar të një automjeti në superstradën Milot-Lezhë.
Një ‘Mercedez’ që po lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim, por për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me automjete të tjera që ishin parkuar në sheshin e një lokali. Ngjarja ka prodhur tre të plagosur, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e plota të ngjarjes.



