
Franca është finalistja e parë e Kampionatit Botëror, duke siguruar kualifikimin pas fitores së arritur me rezultatin e ngushtë 1-0 në duelin gjysmëfinal kundër Kombëtares së Belgjikës.
“Gjelat” e drejtuar nga tekniku Dider Deshamp zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë duke eleminuar në këtë fazë një nga përfaqësueset që kishte bërë një kampionat pozitiv siç është Belgjika, por që ndaj Francës e kishte të pamundur që të fitonte.
90 minutat e zhvilluara në “Saint-Petersburg Stadium” ishin spektakolare dhe emocionuese, ku rastet për shënim nuk munguan nga të dyja ekipet.
Por, ajo që bëri diferencën ishte një gol i realizuar nga ana e Umtiti, që i dha kualifikimin Francës për në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të dielën në Luzhniski të Moskës.
Qëndërmbrojtësi i Francës arriti që të shënojë një gol mjaft të bukur në minutën e 51-të të pjesës së dytë, ku pasi fitoi duelin me mbrojtësit belgë, goditi saktë me kokë duke e dërguar topin pas krahëve të Kurtua.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit me Francën që rikthehet në një finale të madhe të Kampionatit Botëror që mungote prej vitesh dhe do të synojë të ngrejë tashmë lart trofeun më të rëndësishëm: Kupën e Botës.
Ndërkohë, Belgjika eliminohet me kokën lart nga ky kompeticion, ku bëri ndeshje fantastike, edhe pse nuk arriti dot që të shkonte në finale.
Nësër Franca do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit që do të ndeshet ne finale që do të dalë nga sfida mes Anglisë dhe Kroacisë.
Më poshtë goli i vetëm i takimit Francë-Belgjikë
Goli i shënuar nga Umtiti



