
Kryeministri Edi Rama do t’u flasë nesër shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Siç njoftohet nga zyra e shtypit e qeverisë, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.
Ndërkohë për shkak të motit të keq në Nju-Jork, orari i nisjes së ekipit qeveritar mbetet ende i pakonfirmuar.
Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.
Kjo do të jetë dalja e parë e Ramës para qytetarëve që pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH.



