Stërvitet ndryshe pranë liqenit/ 53-vjeçari: Duke respektuar veten, respekton jetën

Stërvitet ndryshe pranë liqenit/ 53-vjeçari: Duke respektuar veten, respekton jetën

53-vjeçari Romeo Bishani, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për pasionin e tij për stërvitjet e veçanta që i praktikon në natyrë, pranë liqenit artificial.

 

Ai tregoi se këto ushtrime nuk kanë të bëjnë vetëm me fizikun, por mbi të gjitha me gjendjen shpirtërore dhe balancën me veten. 

 

Sipas tij, mesazhi kryesor është i thjeshtë: duke respektuar veten, respekton edhe jetën.

 

Kur bëj këto stërvitje, në fillim duhet të kuptosh dhe të vlerësosh veten. 

Kur je mirë me veten, jep shembull pozitiv edhe për të tjerët. 

Jeta është respekt për veten. 

 

Romeo thekson rëndësinë e sinqeritetit me veten dhe të rrethimit me njerëz që e vlerësojnë këtë qasje. 

 

Besoj se çdo arritje nis nga vetëvlerësimi dhe nga mënyra se si e trajtojmë jetën tonë.

Përpiqem t’u mësoj njerëzve që në radhë të parë duhet të vlerësojnë veten. 

Vetëm kështu mund të arrijnë rezultate dhe të jetojnë më mirë. 

Kjo filozofi më ka shoqëruar që në fëmijëri. Që i vogël jam rritur me frymën e sportit, muzikës dhe natyrës. 

Gjithmonë kam kërkuar qetësi shpirtërore dhe përpiqem çdo ditë ta ndërtoj këtë mënyrë jetese.

Gjithashtu jam frymëzuar nga babai, i cili ka qenë sportist dhe i apasionuar pas muzikës, duke ndikuar në formimin tim.

Unë rri gjithmonë me muzikë. Ndihem si 25 vjeç, nuk shoh moshën, por shpirtin. 

 

Përveç sportit dhe muzikës, ai ndan edhe dashurinë për kafshët, duke treguar se ka katër qenushë, të cilët i konsideron pjesë të rëndësishme të jetës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy