U bë me dy fëmijë me procedurën IVF, Edlira rrëfen rrugëtimin dhe problemet me tiroiden

U bë me dy fëmijë me procedurën IVF, Edlira rrëfen rrugëtimin dhe problemet me tiroiden

Edlira Jarua është nënë e dy fëmijëve e cila rrëfen historinë e saj se si arriti të bëhet me dy fëmijë me anë të fekondimit artificial, pas problemeve të gjata me infertilitetin dhe diagnostikimit me tiroiden Hashimoto.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tregoi se kur bëri fekondimin e dytë in vitro pas djalit, firmosi që embrioni i përzgjedhur të ishte vajzë, në mënyrë që të plotësonte dëshirën e të shoqit.

Unë kam shfrytëzuar hipnozën si ritual dhe më ka dalë se fëmija do të jetë vajzë. Duke u nisur nga hipnoza, doli që unë fëmijën e dytë do e kem vajzë dhe do kem sukses. Kjo më mbushi me shpresë, pavarësisht se shtatzënia ka qenë shumë e vështirë. 

Që në muajt e parë isha me besim dhe optimizëm se do e çoja shtatzëninë deri në fund dhe do e lindja vajzën. Humbja e kujtesës është një nga simptomat e sëmundjes së tiroides dhe Hashimotos. 

Ka qenë viti 2016 një vit pasi erdhëm në Amerikë, pas një viti që punuam turni i tretë. Një vit punuam për të larë borxhet që kishim marrë. Filluan procedurat, pas gjashtë muajsh nuk po vinte një shtatzëni, shkuam te gjinekologu dhe gjinekologu na rekomandoi të prisnim një vit. Kaloi koha dhe nuk ndodhi shtatzënia natyrale.  

Në vitin 2018 pata një rëndesë të madhe shëndetësore, iu drejtova mjekut të familjes. Kisha simptoma të forta të Hashimotos. 

Kisha shtim në peshë pa e kuptuar, duke ndjekur një regjim ushqimor normal, kisha probleme me konstipacionin, fertilitetin, me gjendjen time emocionale, flija gjumë shumë, më binin flokët. Po mos të flija 10 orë gjumë nuk qetësohesha. 

Diagnoza e mjekut ka qenë mosfunksionimi i tiroides, jo Hashimoto, më vonë e zbulova. Analizat më dilnin normale dhe jo optimale. Vazhdoja merrja ilaçin e tiroides dhe nga kontrolli te gjinekologu ishte normale të kisha një shtatzëni natyrale, e cila nuk po vinte. 

Kërkuam të shkonim te specialisti i fertilitetit po jo me qëllimin që do bëjmë patjetër IVF. Pas kontrollit doli çdo gjë në rregull. 

Bashkëshorti më shtynte të shkonim drejt in vitros, nuk e kishte problem. Duhet të duroje edhe pyetjet e të afërmve pse nuk bën një fëmijë.  Bashkëshortin nuk e kisha asnjëherë në vizitat që unë shkoja, nuk lejohej të hyhej në zyrën e fertilitetit, se ishte periudha e Covidit. Më mungonte shumë. 

Me bashkëshortin kam marrëdhënie shumë të mirë dhe është mendje hapur, më shumë se unë. Ndjekësit më pyesin për procedurën e IVF, por suksesi varet nga kualiteti i vezës dhe i fermës, plus shëndeti i femrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy