
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, thotë se ka një këmbëngulje amerikane për ruajtjen e integritetin të institucionit më të ri të drejtësisë, referuar zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Duke folur nga studio e MCN Live, Çipa deklaroi se ky qëndrim i ambasadores amerikane Yuri Kim u demonstrua përmes një statusi të saj në Twitter, se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të jetë një njeri i pandikuar nga palët.
Për herë të parë shfaqet ambasadorja amerikane në një lloj distance me qëndrimin e kryetarit të shumicës, zotit Rama. Një përballje që në dy ditë shfaqet diferenca e qëndrimeve.
Ka tre kandidatura në procesin përfundimtar, për dy ditë do jetë procesi i zgjedhjes nga KLP dhe nuk ka pse fshihen emrat.
Sot për herë të parë ambasadorja thotë se ne kemi kontaktuar mëvetësishëm çdo anëtar, kjo do të thotë që ka një preferencë për një emër nominal, ndonëse nuk kam informacion se për kë.
Fakti që nuk kemi artikulim të eksponentëve të opozitës në vend, nuk tregon dakordësi me palën amerikane, përkundrazi, por ju intereson që përballja të jetë nëpërmjet qeverisë dhe ambasadores amerikane.
Në Twitterin e ambasadores Kim, ka dy gjëra, që drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj qeverisjes, që kërkon përjashtimin e interesimit të qeverisjes në procesin e përzgjedhjes të drejtësisë nga SPAK.
Interesimi amerikan përmes ambasadores, është pritshmëria amerikane, që janë peshqit e mëdhenj, droja dhe frika e vendimmarrësit përballë SPAK.
Shqipëria ka krijuar një histori të pandëshkueshmërisë dhe stivimit të krimeve të mbetura pa ndëshkim.
Jo vetëm për krime që kanë krijuar gjak, por korrupsion, abuzivizmin, shpërdorim të fondeve dhe financave.
SPAK do e imponojë si axhendë të vetë. Edhe shumica dhe opozita e ka drojën e hapjes së dosjeve.
Lidhur me thirrje e anëtarëve të qeverisë në SPAK dhe nëse Edi Rama e lëshoi Arben Ahmetaj, referuar deklaratës së tij “të gjithë që këpusin mollë dhe dardha pas shpinës duhet të dalin dhe të përballen me drejtësinë”, e cilëson si investim të Kryeministrit për imazhin politik.
Rama kërkon të krijojë perceptimin publik të një standardi, se qeveria nuk mban moduse politike. Këtë pikë do e luajë edhe në fushatë, pavarësisht nga risku dhe kostoja që mund t’i shkaktohet.
Përgjegjësia e secilit prej protagonistëve që vjen në dyert e SPAK, është që të ballafaqohet me dosjet.
Respektoi atë standard për të cilin po investohet.
Mund të mendohet si një lëshim në duart e drejtësisë dhe jo mundësi për të pasur mbrojtje politike.
Sipas tij, procesi i zgjedhjes sipas mandateve në ciklin e tyre do jetë mes gjithë ata personave që e formësojnë SPAK.
Çipa shtoi më tej se edhe nesër do të ketë këmbëngulje nga aktorë të ndryshëm të diplomacisë dhe se pritshmëri do ketë edhe spektri opozitar.
Në këtë drejtim nënvizoi se pavarësisht si do rrjedhin ngjarjet, sot politika në Shqipëri nuk është ajo që ka që para 5 apo 10 vitesh në raport me drejtësinë, pasi ka ndryshuar sistemi.
Tendencat për të politizuar zgjedhjen e kreut të SPAK, nuk mund të jenë të ngjashme me ato që gjeneronte politika shqiptare nga vitet 1994, 2000 e më tej.
Besoj kjo është përpëlitja e fundit për ta politizuar apo atakuar procesin.



