Ish-deputeti dhe gazetari Nikollë Lesi, thotë se në mars të vitit tjetër do të ketë arrestime të bujshme. I ftuar në Ora News, Lesi ka folur pas deklaratave të ambasadorit amerikan, i cili tha me tone të ashpra se janë 4 klane dhe 20 familje që kontrollojnë krimin në vend.
“Brenda marsit do të ketë arrestime të bujshme. Do të kërcasin prangat mbi çdo politikan të korruptuar. Shërbimet kanë ardhur, po rregullojnë dhe sistemojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe do të ketë peshq të mëdhenj në pranga”, shprehet Lesi.



