Astrologia Denisa Shyle solli për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, parashikimin e yjeve për javën e parë të muajit shtator.
Sipas saj, shenjat më me fat të javës do të jenë ujori dhe peshqit.
Dashi
Dashi është shenja më e prekur e kësaj jave. Të gjithë ata që e kanë ashendentin, mund të kenë harxhime të të tepërta, ndërkohë që në përgjithësi janë mirë. Kanë ndryshime të mëdha sa i takon familjes dhe karrierës.
Demi
Demi edhe ky është shumë i ndikuar, pjesa më re rëndësishme është dita e sotme duke qenë se do 5të kenë probleme lidhur me partnerët e tyre. U këshilloj që të jenë të kujdesshëm në komunikim. Nesër duhet të kenë kujdes se mund të jenë të hapur ndaj aksidenteve dhe harxhimeve të shumta.
Binjakët
Duke qenë se janë në fazën që ecin drejt, janë shumë herë më pozitiv, analizojnë shumë më mirë situatën. Gjatë tërë kësaj jave do të jenë në ndikime pozitive dhe sidomos nesër mund të kenë ca mosmarrëveshje me partnerin por do të përfundoje pozitivisht.
Gaforrja
Gjatë ditës së sotme mund të kenë shumë fat në dashuri, ndërkohë nga nesër mund të kenë disa probleme të vogla të përgjithshme, ata që kanë lidhje nën një vit do kenë ca ndikime por të kalueshme.
Luani
Do të kenë ndikime pozitive materiale gjatë tërë javës.
Virgjërasha
Virgjëresha është mirë në shenjen e saj. Pjesa më e rëndësishme është që ka filluar të ndërtojë kufij të shëndetshëm.
Peshorja
Kjo javë ka ndikim sa i takon edhe anës materiale por nga nesër do të jetë shumë herë më pozitive por duhet të kenë kujdes. Do të fillojnë të kenë fitime shumë të mëdha.
Akrepi
Sot ka hënën në shenjën e tij, dhe ka një mbivendosje në shëndetin e tij. Kjo javë është në përgjithësi pak e vështirë.
Shigjetari
Sot deri në ora 21:00 mund ta kenë ditën pak problematike, pas kësaj ore do të kenë një javë pozitive.
Bricjapi
Kjo javë do të jetë pak problematike sepse do të kenë Marsin përballë, por nga ana tjetër mund të jenë shumë më tepër energjetik. Do të jenë të përmbajtur dhe mund ta kontrollojnë shumë më mirë situatën.
Ujori
Kjo është një javë e rëndësishme. Do të jetë jete javë më fat për ta, do të kenë ndryshime në karrierë dhe shanse të shumta.
Peshqit
Të jenë të kujdesshëm se si komunikojnë më familjarët e tyre. Ndryshime karriere do të kenë.



