
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar lidhur me kërkesën e Enkelejd Alibeaj për çregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në KAS.
Ai tha se kjo është absurde në aspektin politik, ndërsa kërkon të përjashtosh rivalin kur nuk e njeh dhe nuk pranon se ekziston. Sipas tij, dy palët e Partisë Demokratike janë të ndarë dhe janë në një konflikt politik.
Nuk habit asgjë më por kur ti mendon se ka ndodhur apo është thënë dhe ajo e fundit gjithmonë ndonjë një gjë tjetër dhe dalim tek shprehja e thënë nga kryeministri që ‘ Nuk keni parë gjë akoma’. Pretendimi për të ç’regjistruar nuk e di nëse ka apo jo penalitete, por në një pamje të jashtme dhe të ftohtë duket një nga ato batutat e humorit popullor me atë xhindit që pasi dikush e shpëtoi dhe erdhi radha dëshirave të dy shqiptarëve ishte i pari dhe tha dua një lopë, ndërsa i dyti tha dëshira ime është ti heqësh lopën atij të parit, pra kjo po ndodh dhe me këta. Nuk e di nëse ka hapësirë juridike që kjo të ndodhë por është absurde në aspektin politik ndërsa kërkon të përjashtosh rivalin përderisa nuk e njeh dhe nuk pranon se ekziston.
Më tej ai shtoi se duke iu referuar kërkesës së Alibeajt, aty ka një artificë dhe lëvizja siç Kikia shprehet nuk është thjeshtë një lëvizje idiote, por mund të jetë një lëvizje e zgjuar apo tinzare që në këtë rast që nuk është çudi që të fshijë fare nga marrëveshja partinë demokratike të drejtuar nga Berisha.
Në momentin e regjistrimit KQZ vendosi të mos regjistrojë një tjetër parti demokratike sepse është një parti pa vulë, por ndërkohë marrëveshja e koalicionit ka brenda saj dhe një parti tjetër demokratike. Kjo është një parje me lupë e të gjithë mekanzimit që dëshmon se pavarësisht përpjekjeve, të dyja palët jo thjesht janë ndarë, por sot janë në një konflikt për jetë a vdekje politikisht dhe mendojë është një lëvizje e konsultuar nga ekspertë për të fshirë pjesën tjetër të partisë që eshtë pa vulë dhe mund t’ja dalin dhe nuk mendoj se është thjesht heqja e emrin, pjesa tjetër ka hyrë në kapotën e Partisë së Lirisë, por ata synojnë të heqin dhe PD nga koalicioni dhe po e bëjnë këtë për të çregjistruar të gjithë koalicioni dhe kjo tregon se përpjekja e të dyja palëve për të mos pranuar njeri-tjetrin është se këtu ka një objektiv politik, ne e kemi e quajtur partia demokratike që ka vulën dhe ka një objektiv politik të largojë me çdo kusht dhe çmim Sali Berishën.
Në vijim, Kikia theksoi se kjo dëshmon faktin se PD e Alibeaj nuk futet në zgjedhje për të fituar, por për të larguar Berishën.
Ata janë duke punuar krah për krah me ambasadën e SHBA-ve sepse letrat janë hapur me kohë dhe të gjitha deklaratat jo shtrirje dore etj etj, kanë qenë të gjitha fake për konsum sepse nuk ka pasur, nuk ka dhe s’do të ketë asnjë përpjekje për bashkëpunim derisa në një anë është Berisha dhe në tjetrën Basha sepse të dy e kanë përjashtuar njeri tjetrin përfundimisht. Qëllimi i tyre është që të largojnë Berishën, dhe kjo lëvizje e sotme e justifikon këtë, sepse Alibeaj nuk hyn në zgjedhje për të fituar. Kërkesa mund të pranohet dhe koalicioni ‘bashkë fitojnë’ mund të çregjistrohen dhe të përjashtohet sepse në momentin kur flitet me letra PD e Berishës nuk eksiton është një ndërtim pa leje dhe pala e vulës nuk shoh ura bashkëpunimi mes dy lidershipëve, por shikoj vijimin e thelbit të luftës.
Historia këtu është shumë e pastër, nëse të dyja palët shkojnë me dy kandidatë unë shikoj një fitore të pastër të socialistëve dhe një garë mes dy partive të PD për të treguar se kush është i dyti dhe kush është i treti. Nëse shkohet me këtë skenar mendoj se gjërat kanë prekur fundin dhe përtej artificave nuk do doja të ndodhte sepse do doja që shqiptarët të kishin vërtet alternativa për të votuar në zgjedhje.



