
Linja e tensionit të mesëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë. Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës "Ahmet Gashi", në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.



