Speciale - Qeveria planifikon të ulë rentën minerare mbi 40%

Speciale - Qeveria planifikon të ulë rentën minerare mbi 40%

Situata e rëndë në sektorin e nxjerrjes së mineraleve, për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ka bërë që qeveria të shikojë me përparësi mundësinë e uljes së rentës minerare me 40%.

 

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe industrisë Gëzim Musabelliu, që kryeson një grup pune për studimin e kësaj çështjeje, deklaroi ekskluzivisht për TemA TV se propozimi për Ministrinë e Financave është për një ulje të konsiderueshme.    

 

Mjaft nga subjektet që operojnë në industrinë nxjerrëse, por kryesisht në bakër dhe krom kanë pushuar aktivitetin. Shumë subjekte tjera e kanë reduktuar punën në minimum dhe kanë larguar punëtorët. E gjitha kjo i detyrohet rënies drastike të çmimit të eksportit.  

 

Sipas INSTAT nga sektori i industrisë nxjerrëse kanë humbur vendin e punës mbi 11% e të punësuarve. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin koncensionarit të nxjerrjes së bakrit BerAlb që prej muajsh e ka pezulluar aktivitetin.

 

Për më shumë detaje mund të ndiqni specialen e përgatitur nga gazetari Adi Darsi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy