
Dollari amerikan e ka tejkaluar sot zyrtarisht vlerën e euros në tregun shqiptar, pak ditë pasi valutat mes njëra-tjetrës regjistruan vlerë të njëjtë.
Në Shqipëri, ditën e sotme, 1 dollar këmbehet me 117.07 lekë, ndërsa 1 euro, me 116.99 lekë.
Vlera e euros në fakt, prej kohësh, është në një rënie drastike në Shqipëri, ku prej marsit 2022, është zhvlerësuar me 10 lek në tregun e këmbimit valutor.
Ndërkohë që dollari nga ana tjetër, prej muajit mars, ka fituar mbi 7 lekë vlerë kundrejt monedhës shqiptare.
Duket se një kombinim i krizës nga pandemia, rimëkëmbja e ngadaltë dhe efektet e fundit të luftës në Ukrainë, e ka sjellë në nivele të ulëta historike euron.
Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kjo do të jetë edhe në ditët në vazhdim, pikë shënjuese e gjunjëzimit të euros përballë dollarit!



