
Prej katër ditësh, shtylla elektrike dhe përcjellësit e energjisë në fshatin Rrilë të Lezhës janë dëmtuar nga ekskavatori që hapte kanalet kullues në zonë. Si pasojë, rrëzimi i tyre në tokë është kthyer në rrezik për banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.



