Shembja e pallateve mbi 50-vjeçare/ Caka: Si shtetëzimet në regjimin totalitar, terri informativ i shërben grabitjes së pronës private

Shembja e pallateve mbi 50-vjeçare/ Caka: Si shtetëzimet në regjimin totalitar, terri informativ i shërben grabitjes së pronës private

Një projektvendim i fundit i qeverisë parashikon që objektet mbi 50-vjeçare që nuk përmbushin kushtet teknike, do t’u hapet rruga riparimit apo prishjes së tyre.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Silva Caka duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e krahasoi këtë projektvendim me atë të regjimit totalitar për shtetëzimin e banesave.

Caka vuri në dukje se ka interesa klienteliste duke shtuar se vendimet antikushtetuese kjo qeveri i merr me VKM.

Caka tha se projektvendimi s’ka asnjë garanci kushtetuese dhe ligjore që do zbatohet në mënyrë të drejtë dhe shkelen të drejtat e njeriut.

Bëhet fjalë për 96 mijë godina që do preken nga ky VKM. Të gjitha këto vendimet antikushtuetuese, antiligjore merren me VKM. Është një mekanizëm ligjor që përdoret shumë për këto veprime arbitrare. Edhe interesi klientelist është pjesë e gjësë. Me këtë qeverisje ka ndodhur rëndom, që nga 2019-ta, kjo procedurë ka ndodhur në Kombinat, te 5 maji. Këto janë precedentë që kanë ndodhur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, pa dhënë garanci për asnjë banor apartamenti. Duhet theksuar që këto janë apartamente në zonën më qendrore të qyteteve kryesore. Po flasim për Tiranën e Re, Xhamllikun, Shkollën e Baletit.  Çfarë do të bëhet me këta njerëz? Në momentin që s’rregullohet, kjo të lë të mendosh që kjo bëhet për zhvatjen e pronës publike. Prekim edhe pjesën e trashëgimisë historike dhe kulturore. Ky është hapi i parafundit drejt shkatërrimit të çdo prone publike dhe private në Shqipëri. Ajo që shton dyshimet është që do përcaktohen nga bashkitë grupet e auditimit. Nëse Veliajt i teket të ndërtojë një kullë te stadiumi Dinamo dhe e kontrakton ai grupin e auditimit, apo ekspertëve teknikë, u thotë që ta nxjerrin raportin e vlerësimit që restaurimi shkon më shumë se shembja e tij, dhe merret vendimimi edhe nga Instituti i Ndërtimit për ta shembur. Këta i kanë institucionet nën thundrën e tyre. Çfarë ndodh me banorët dhe pronarët?! Është vetëm një zhvatje e pronës private të qytetarëve shqiptarë.

Si juriste dua t’u theksoj që ky projektvendim s’ka asnjë garanci kushtetuese dhe ligjore që nesër do jetë i drejtë në zbatimin e tij. Nuk mund të jetë shteti ai që përcakton grupin e ekspertëve teknike. Garancitë kushtetuese dhe ligjore në këtë projektvendim mungojnë, dhe mungojnë rëndshëm. Nëse s’i jep garanci banorit dhe pronarit kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Terri informativ i shërben grabitjes së pronës private. Prona është një nga gjërat më të rëndësishme dhe ky vendim s’ka asnjë ndryshim nga shtetëzimi i bërë nga regjimi totalitar dikur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy