“Ka nevojë për aksion të fortë opozitar”, Kalemaj: Pakti për emigrantët i paprecedentë, s’morëm mësime nga MEK-u! (VIDEO)

“Ka nevojë për aksion të fortë opozitar”, Kalemaj: Pakti për emigrantët i paprecedentë, s’morëm mësime nga MEK-u! (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se vendi ka nevojë për një aksion të fortë opozitar, por që të ketë një strategji. Kalemaj theksoi se nuk del askush në rrugë për hallin e dikujt, por nëse prek nervin qytetar lidhur me disa nga problemet akute që ka vendi. Duke folur për paktin Rama-Meloni për emigrantët, Kalemaj tha se Shqipëria s’ka marrë leksione nga rasti i muxhahedinëve të MEK-ut, por ecën në shtigje të panjohura. 

Duke folur mbi situatën në Parlament dhe kërkesat e opozitës Kalemaj shprehet:

Është në favorin e mazhorancës që të tregojë dorë të fortë dhe duke arritur të bllokojë çdo lloj instrumenti kushtetues, institucional të opozitës, ta provokojë opozitën që opozita të shkojë drejt mjeteve parapolitikë. E thënë në gjuhën popullore, opozita e ka ngrënë karremin dhe po operon me të tilla mjete, që kanë edhe efektin e tyre bumerang. 
Një nga mjetet është drejtimi te Gjykata Kushtetuese. Opozita ka të drejtë te komisionet hetimore, sepse është e parashikuar në Kushtetutë që ¼ e deputetëve automatikisht, me firmat e tyre e thërret, pavarësisht a ia njeh legjitimitetin e grupit parlamentar, është z.Bardha apo siç preferon mazhoranca z.Basha kryetar grupi, firmat e deputetëve mjaftojnë për të ngritur secilin prej këtyre komisioneve hetimore, gjë që mazhoranca me kokëfortësi nuk e pranon,  me argumente nga më absurdët. Pjesa më e madhe e tyre e kanë objektin të definuar qartë. Edhe aty ku është çështje objekti mund t’i thuash opozitës që të ridorëzojë kërkesën. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri s’mund të shprehet rast pas rasti. Shprehet për një rast dhe vlejnë për raste të ngjashme. Disa nga komisionet hetimore duhet të marrin zgjidhje një orë e më parë. Reforma zgjedhore është përcaktim kushtetues duhet bërë një vit para zgjedhjeve. Ka çështje të tjera që kanë të bëjnë me abuzimet, koncensionet në shëndetësi. Nuk është e vërtetë që pengojnë hetimet e SPAK, pasi vet kreu i SPAK ka deklaruar që këto na kanë ndihmuar në hetime”.

Pyetjes, a do ta rikthejë PD-ja e Berishës revoltën, politologu i përgjigjet: 

Ky është një bast i opozitës. Opozita duhet të ketë një strategji dalëse dhe një objektiv të qartë se çfarë të synon të arrijë protesta e radhës. Nuk çohen njerëzit për llogari të X apo Y, për hallin e njërit apo tjetrit, njerëzit çohen nëse prek telat, nëse prek nervin qytetar për problemet akute që kanë. Ka nevojë për një aksion opozitar të fortë, por me një strategji. Kush është platforma e re, jo vetëm kritike, por edhe propozuese, për t’u mbushur mendjen shqiptarëve që do qeverisë më mirë”.

Duke u ndalur te marrëveshja Rama-Meloni mbi emigrantët, Kalemaj thotë: 

Është e rëndësishme të nënvizohet që është e pakonsultuar me asnjë nga grupet e interesit, s’janë bërë publike detaje dhe s’ka pse të jetë një pakt sekret sepse në fund të fundit prek edhe të drejtën komunitare, të drejtën e azilit dhe të drejtën e refugjatëve. E parë nga ana humane, ky pr.ligj dhe ky protokoll cenon të drejtat e njeriut. Nuk ka precedencë të mëparshme, është vetëm Ruanda që ia bllokoi gjykata britanike. Edhe Italia vetëm 3 për qind ka mundur të kthejë në vendet e origjinës. Këta mund të mos pranohen nga vendet e origjinës, mund të çajnë gardhin dhe të rrezikojnë kalimin e kufirit. Shqipëria ka nxjerrë disa leksione me muxhahedinët e MEK-ut. Këto leksione s’janë marrë dhe vazhdojmë të ecim në hapa apo shtigje të panjohura”.

Sa i përket pranimit të draft-asociacionit dhe qëndrimeve të kryeministrit Kurti, ai shton:

Ajo që ne dimë sot është z.Kurti ka pranuar një draft-Asociacion të propozuar nga BE, që s’është i njëjtë me atë të z.Rama, as me atë të Frederick Elbert, as me dy drafte të propozuara nga komunat serbe dhe Beogradi, por është i ndërmjetëm, që u ofron shumë të drejta. Me atë që dimë është që po Z.Kurti e ka pranuar. Ish-opozitari i djeshëm që dikur e quajti Zajednica, dhe erdhi në pushtet përmes kësaj, po sot e ka pranuar këtë draft që është mirë apo keq mbetet për t’u parë në vijimësi. S’ka asnjë shans nga pikëpamja teknike që liberalizimi i vizave të pezullohet pa filluar akoma si mekanizëm, qoftë nga një vend anëtar si Franca”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy