Ishin mbledhur për festat, por udhëtimi me avion i mori jetën 5 personave të një familje në SHBA (VIDEO+FOTO)

Ishin mbledhur për festat, por udhëtimi me avion i mori jetën 5 personave të një familje në SHBA (VIDEO+FOTO)

Pesë persona kanë vdekur, pasi aeroplani i tyre me dy motor u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në fund të një pistë të një aeroporti të vogël në Florida mëngjesin e Krishtlindjeve. 

Aksidenti ajror ndodhi dje dhe 4 prej viktimave ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Piloti ishte një avokat 70-vjeçar nga Lakeland, i identifikuar si John Shannon ndërsa viktimat e tjerë janë dy vajzat e tij, dhëndri dhe një mik i familjes.

Bëhet fjalë për Olivia Shannon 24 vjeç, e cila ishte studente në universitet, Victoria Shannon Worthington 26 vjeç, mësuese dhe bashkëshorti i saj Peter Worthington 27 vjeç, si dhe mikesha e familjes Krista Clayton 32 vjeç mësuese.

Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe zyra sherif tha se të gjithë viktimat vdiqën menjëherë pas rrëzimit të tij. 

Shkaku nuk është ende i qartë, por autoritetet dyshojnë se gjithëçka mund të ketë ndodhur nga mjegulla që kishte përfshirë zonën.

Vajza e Shannon, Victoria dhe burri i saj Peter sapo kishte mbërritur në qytet të shtunën për festat, nga Baltimore, ku ata jetojnë.

Ndërsa autoritet në SHBA kanë nisur hetimet rastin në fjalë, për gjetur edhe shkakun e këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy