
Ish-gurui Keith Raniere, u paraqit në gjyq në ShBA nën akuzën e krijimit të kultit sekret që rekrutonte “skllave” për qëllime seksuale.
58-vjeçari amerikan i linte ato pa ngrënë, i damkoste me inicialet e tij dhe u bënte shantazh që të bënin seks me të.
Raniere ishte udhëheqësi i një grupi në Nju-Jork të quajtur Nxivm, të cilin hetuesit federalë thonë se e ka përdorur për krimet e tij që përfshijnë trafik seksual, pornografi fëmijërore dhe shfrytëzimin seksual të një minoreni.
Në gjyq do të sillen edhe dëshmi të grave që janë detyruar të bëjnë seks me të akuzuarin.
Hetuesit nuk janë shprehur më tej.
Ish-personazhi i "Smallville" aktorja Allison Mack tashmë ka dalë fajtore për mbështetjen e këtij grupi. /Marrë me shkurtime sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/



