Zelensky i kërkon OKB-së t’i heqë Rusisë fuqinë e vetos   

Zelensky i kërkon OKB-së t’i heqë Rusisë fuqinë e vetos   

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, u ulën ballë përballë në seancën speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ishte "jolegjitime" dhe "fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e ka shtyrë OKB-në në këtë ngërç". Duke folur në samitin e CDS-së për Ukrainën, Zelensky theksoi se "në rast të mizorive masive, fuqia e vetos duhet të pezullohet dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të ketë fuqinë për të anashkaluar veton".

Në takimin e nivelit të lartë marrin pjesë, ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken (dhe jo Joe Biden, siç u përfol fillimisht) dhe ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.

Lista e fjalimeve është e gjatë (e miratuar nga presidenca e radhës së Këshillit të Sigurimit që mbahet nga Shqipëria) mbi gjashtëdhjetë të tillë, ndërsa lejohen të flasin edhe vende të tjera që kërkojnë fjalën, përveç pesëmbëdhjetë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy