Tragjedia në Himarë/ Bedinaj: Deri më sot s’ka pasur kontrolle, Rama mban drejtorë që s’vlejnë as për roje nate! (VIDEO)

Tragjedia në Himarë/ Bedinaj: Deri më sot s’ka pasur kontrolle, Rama mban drejtorë që s’vlejnë as për roje nate! (VIDEO)

Kreu i operatorëve turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur dje në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf.

Bedinaj thotë se përgjegjësinë më të madhe e ka policia kufitare.

Është një ngjarje që nuk ka kaluar 24 orë, dhe akoma e kemi në mendje, dhe na ka krijuar një farë stresi. Ngushëllime familjes! Që në fillim të sezonit turistik kemi bërë shumë takime me të gjitha strukturat lokale të qarkut të Vlorës. Prefekti i Vlorës ka këmbëngulur që të ketë një bashkëpunim midis strukturave të Vlorës. Edhe nga ana jonë, jo vetëm në këto tavolina, por edhe në takime të drejtpërdrejta, kemi ngritur fuqishëm që të ketë kontroll të vazhdueshëm dhe sensiblizim të biznesit që të marrë masat e duhura. Ajo që kemi vërejtur ka qenë një neglizhencë totale e disa strukturave që kanë pasur përgjegjësinë më të madhe për të menaxhuar situatën e sezonit turistik. Përgjegjësia më e madhe i ka rënë policisë kufitare. Ky është një nga rastet më të dhimbshme, por raste me më pak pasoja ndodhin përditë, por mbyllen si aksidente, dëmshpërblejnë njëri-tjetrin. Struktura e Policisë Kufitare ka përgjegjësinë më të madhe. Pavarësisht konstatimit që bën Kapiteneria e Vlorës, kufiri i saj mbaron aty ku fillon uji. Policia Kufitare ka instrastrukturën dhe mjetet për të kontrolluar plazhet dhe mjetet që lundrojnë nga Vlora në Sarandë”.

Bedinaj thekson se kontrollet kanë nisur vetëm sot, dhe se më herët nuk kemi pasur aksione, por vetëm ndalim të ndonjë mjeti për të marrë një 20 mijë leksh. 

Bedinaj ngre pyetjen si mund të mbajë kryeministri Rama drejtorë që sipas tij s’vlejnë as për roje nate.

Ky ka qenë problem kryesor që kam ngritur fuqishëm. Kemi shumë mjete të palicensuara. Kemi shumë njerëz që s’kanë minimumin e njohurive si të ngasin një mjet turistik. Patentat i marrin shumë kollaj. Puna e Policisë duhet të ishte bërë që në fillim të sezonit. Shumë prej mjeteve s’janë të regjistruara, s’kanë dokumentacionin përkatës. Kontrollet në vijën bregdetare kanë filluar vetëm sot. Kam kërkuar që të ishte ne terren Drejtoria e Tatimeve, Policia Kufitare, Kapiteneria, Policia Bashkiake, Ministria e Turizmit, që ka Agjencinë e Bregdetit. Deri në këto momente ia kanë hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit. Deri më tani s’ka pasur kontrolle. Ka pasur kontrolle për të ndaluar ndonjë mjet, për të marrë ndonjë 20 mijë leksh që të hajë drekë ndonjë polic, por jo kontrolle të mirëfillta, pavarësisht se telefonatat tona kanë qenë përditë. Si kryeministri mund të mbajë disa drejtora, që nuk vlejnë as për të qenë roje nate nëpër subjektet tona?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy