Radonshiq: Paketa e rezistencës sociale, e pamjaftueshme dhe e pakonsultuar me ekspertë

Radonshiq: Paketa e rezistencës sociale, e pamjaftueshme dhe e pakonsultuar me ekspertë

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq, e sheh të pamjaftueshme paketën e masave që qeveria ka propozuar si kundërpeshë ndaj rritjes së çmimeve. Paketa e rezistencës sociale, me të cilën kryeministri Rama tha se do të zbutet ndikimi i krizës së luftës, sipas Radonshiq, nuk është konsultuar me ekspertë.  

Është iniciativë pozitive, por jo e mjaftueshme. Nuk është diskutuar me ekspertë. Një ekspert ekonomie do të kishte bërë një llogaritje tjetër. Tre muaj është shumë pak, sepse edhe nëse lufta ndalon tani, do të kemi një situatë kaotike në tregjet financiare për shkak të problemeve që kanë shtetet mes njëra-tjetrës.

Sipas saj, paketa është reflektim në nxitim e sipër pas protestave të qytetarëve.

Plani u vendos pas protestave, që e detyruan qeverinë të marrë masa. Mosndërhyrja në kohë ka sjellë probleme për familjet. Familjet që jetojnë me ndihmë socviale nuk kanë m,ë para për të mbyllur muajin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy