
Një prezantuese e radios së BBC vdiq pas komplikimeve që pësoi nga vaksina AstraZeneca, ka zbuluar ekspertiza.
Lisa Shaw, e cila punonte për BBC Radio Newcastle, vdiq në moshën 44 -vjeçare në maj pasi kishte dhimbje koke një javë pasi mori dozën e parë të vaksinës.
Mjeku i Newcastle, Karen Dilks tha se Shaw pësoi mpiksje gjaku në tru, gjë që çoi në vdekjen e saj.
Mjeku ligjor tha: "Lisa vdiq për shkak të komplikimeve të vaksinës AstraZeneca."
Dilks tha se Shaw më parë ishte në formë dhe mirë, por arriti në përfundimin se ishte "vërtetuar qartë" se vdekja e saj ishte për shkak të një "trombocitopeni tromboze të nxitur nga vaksina", një gjendje e cila çon në ënjtje dhe gjakderdhje të trurit.



