Kapen 10 tonë drogë në Ancona, mbërriti me kamion nga Shqipëria

Kapen 10 tonë drogë në Ancona, mbërriti me kamion nga Shqipëria

Një sasi e madhe droge, më e madhja e kapur ndonjëherë, është zbuluar në portin e Ankonës, Itali. Qentë antidrogë të Guardia di Finanza-s kanë zbuluar mes ngarkesës me material plastic në një kamion plot 8 tonë marijuanë e cilësisë së lartë, e mbërritur nga Shqipëria. Ngarkesa ishte destinuar të mbërrinte në veri të Italisë.

Marijuana e seksuestruar e çon në 10 tonë sasinë e kapur brenda dy ditësh në të njëjtin port, me të njëjtën origjinë. Një kamion tjetër që kishte mbërritur nga Shqipëria një ditë më parë është zbuluar se kishte të fshehur mes ngarkesës 2 tonë marijuanë.

Për rastin e dytë është vënë në pranga shoferi shqiptar i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Lënda narkotike është zbuluar më 8 shkurt, por lajmi është bërë i ditur në media vetëm sot. Gjithçka është zbuluar rastësisht gjatë një kontrolli të dokumenteve. Autoritetet e portit kanë zbuluar se ngarkesa e shënuar në dokumente nuk ishte e njëjtë me atë të mjetit dhe kjo ka ngjalur dyshime. Policia italiane po heton për identifikimin e grupit të përfshirë në këtë supertrafik të drogës. 

Në lidhje me këtë lajm, policia shqiptare reagoi pak orë më pas duke e cilësuar të pavërtetë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy