Paris/ 150 euro gjobë për bizneset që mbajnë dyert hapur dhe kondicionerët ndezur

Paris/ 150 euro gjobë për bizneset që mbajnë dyert hapur dhe kondicionerët ndezur

Në Paris, do të vendosen gjoba për dyqanet që mbajnë kondicionerin ndezur pa mbyllur derën e biznesit të tyre. Vendimi synon të reduktojë shpenzimet e energjisë në një kohë kur Franca dhe partnerët e Bashkimit Evropian po përpiqen të tregojnë maturi energjitike.

I njëjti parim do të mbetet i vlefshëm edhe në muajt e dimrit për ata që e mbajnë derën hapur në një ambient me ngrohje.  

Dispozita hyn në fuqi të hënën dhe parashikon gjobë deri në 150 euro për shkelësit: bizneset, por edhe ofruesit e shërbimeve. 

Rezoluta përmend, në veçanti, "pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale". Urdhri përjashton restorantet ose baret që kanë tavolina në natyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy