Shqiptari Skerdi Berti Avduli është shpallur në kërkim pasi ka djegur flamurin grek në mes të Athinës.
Sipas mediave greke, shqiptari së bashku me disa bashkëkombas të tjerë ka djegur flamurin grek gjatë protestave të 17 Nëntorit në Athinë raporton LajmiFundit.al.
Shqiptari e ka filmuar të gjithë skenën dhe e ka publikuar në rrjetet sociale duke shkruar “Vdekje Greqisë!”
Shqiptari akuzohet nga autoritetet greke per nxitje të urrejtjes etnike. Për të bërë të mundur arrestimin e shqiptarit janë angazhuar edhe shërbimet e intelegjencës greke.



