Hajdari: Fund tifozllëkut të individëve në PD! Berishën nuk e shoh në afatgjatë (VIDEO)

Hajdari: Fund tifozllëkut të individëve në PD! Berishën nuk e shoh në afatgjatë (VIDEO)

Ish-deputetja Rudina Hajdari e rikthyer së fundmi në Partinë Demokratike, thotë se rikthimi i saj u bë me vullnetin e saj të lirë dhe se asnjëherë nuk është larguar nga PD.

Por Hajdari u tregua e kujdesshme të saktësojë se në momentin që mbajti mandatin e deputetes, u quajt shkelje e rëndë dhe një gjë e tillë solli përjashtimin nga partia.

Duke folur për MCN Live, deklaroi se askush nuk mund të sillet në mënyrë autokratike dhe të pretendojë të qeverisë vendin.

Si pasojë e një lidershipi të dobët të 8 viteve të fundit, si djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve në 2017, sollën dobësim të PD, përçarje të partisë dhe jemi në një situatë kyçe, mendoj që tani çdokush që e ndjen veten pjesë të PD dhe do që Partia Demokratike të ketë një të ardhme, dhe vizion të qartë perëndimor, PD do ringrihet dhe riformatohet. Fjalën e fundit e ka anëtarësia, njerëzit që e mbështesin PD, demokratët që e mbështesin, janë duke parë këdo që dëshiron të jetë pjesë e udhëheqjes së PD, brenda familjes po shikojmë se kush do jetë grupimi që do mundësojë ardhjen në pushtet. Nuk bëhet me një individ apo dy, kërkon bashkim. Nëse si pjesë e PD duam të jemi në pushtet, ky është momenti i bashkimit. Asnjëherë një i përçarë nuk ka ardhur në pushtet, në të kundërt do lejojë që Rama të vijë në pushtet. Shqipërisë i duhet në mënyrë imediate një PD e shëndoshë. Të dy liderat si Berisha dhe Basha kanë pasur përgjegjësi për disfatat e PD, patjetër që ka patur dhe arritje, por si zoti Berisha edhe Basha mbajnë përgjegjësi për 8-9 vitet e fundit. Edhe pse zoti Berisha ka qëndruar në prapaskenë, ka patur ndikim të rëndësishëm dhe nuk i falet që ka mbështetur zotin Basha duke sjellë dëme të mëdha.

Hajdari nënvizoi se dëshiron ta shikojë këtë mundësi që ka Partia Demokratike për ringritje, përtej individëve, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, duke shtuar se nuk është e lehtë të riformosh një parti nga e para dhe kjo po ndodh sot me PD.

Çdo njeri mund të japë sot kontribut, qoftë edhe zoti Berisha, një nga themeltarët, ka peshën e vetë me anëtarësinë. Por nuk është proces që bëhet për zotin Berisha, bëhet për PD dhe të mirën e Shqipërisë. Secili ka të drejtën të bëjë atë që dëshiron, por unë nuk mund të bëhem pjesë e një vizioni afatshkurtër, dëshiroj të besoj për një plan afatgjatë për PD nuk e shoh zotin Berisha në planin afatgjatë. Secili prej nesh që e ndjen veten kontribuues në forcimin e PD duhet ta bëjë dhe jo të çojë në përçarje.

E pyetur nëse ka ambicie për postin e kryetarit të PD, deklaroi se duhet bërë një analizë e rëndësishme se ku është problemi i dështimit që pa pësuar dhe se ajo që ka dashur pas rikthimit në PD, është të afrohet me anëtarësinë, pasie ka patur shkëputje në mënyrën se si operonte partia

Jepen urdhra që të mos takohen ish-anëtarë dhe ish-deputetë, baza nuk duhet të reflektojë kulturën autokratike. Tipologjia e një kryetari në një parti në Shqipëri është e tillë dhe beteja që pata në parlament është dobësimi i rolit të kryetarit në hartimin e listave të kandidatëve. Ishte një betejë e vërtetë për të fuqizuar qytetarin dhe jo kryetarin e partisë. Dua që PD nëpërmjet statutit të ri, që ka potencial për ti dhënë më shumë peshë anëtarësisë nëpërmjet vendimmarrjes për mënyrën si zgjidhet kryetari, kryesia. Të gjitha këto mendoj se janë shumë të mira sa i takon mos përsëritjes së gabimeve të caktuara. Nuk është mirë të bashkohen rreth zotit Basha, qoftë edhe Rudinës. Nëse do kemi të rinj intelektual që do na bashkohen rreth PD, duhet të bashkohen drejt konkurrencës së drejtë dhe barabartë. Nëse jo të hapin krahun. Për mua rëndësi ka që të dalë PD nga kriza, më tej do flasim. Duhet të ndalim lojën e tifozllëkut të individëve. Nuk është zgjidhja, konkurrenca ime në proces. Në momentin që krijohet një ekip i mirë ka një frymë dhe ofertë të re, do i japë më energji pozitive qoftë elektoratit, edhe PD. Logjikisht mendoj se është një proces që ka kohën e vetë dhe zoti Berisha do vijë një ditë që do heqë dorë dhe kjo mund të jetë në një të ardhme të afërt. Ka një peshë brenda anëtarësisë dhe po përpiqet në mënyrën e tij për të dhënë kontribut. Mendoj që edhe zoti Basha po kushdo tjetër që angazhohet për të bashkuar PD, duhet të takohet dhe bashkohen në këtë mision.

Nëse ka një ndarje përfundimtare mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Hajdari tha se ka krisje të marrëdhënies, por nënvizoi se sheh edhe mundësinë e një bashkëpunimi, pasi kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë, “ribashkimi mund të ndodh në të afërmen. Çdo marrëdhënie që përmirësohet në të ardhmen i bën mirë PD. Nuk besoj që konfliktet brenda familjes janë të mira”.

Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, kundër Sali Berishës në krye të PD, nuk e cilëson si armiqësi në marrëdhëniet PD-SHBA.

Nëse do flasim për faktin që zoti Berisha është shpallur non grata, nuk i ka ndodhur vetëm zotit Berisha por edhe të tjerëve nëpër botë. I duhet të përballet vetë me këtë realitet. Nuk besoj se fati i non grata duhet lidhur me fatin e PD me amerikanët. Është një parti që është vlerësuar gjithmonë që nga lindja e saj me SHBA, se risolli demokracinë në Shqipëri. Jam dakord deri diku se duhet të ecim përpara dhe jo mbrapa, por mendoj se sa i takon çështjeve të brendshme të PD që janë në shqyrtim e sipër duhet të kemi të kujdesshëm, sa i takon ndikimit të jashtëm. PD ka anëtarësi dhe njerëz që mund ta çojnë këtë rrugëtim që ka nisur drejt fillimit. Ka alternativa, do duhet kohë por kjo do të ndodhë. Anëtarësia është duke e mbështetur deri diku, por çështja është që ne nuk mund të bazohemi tek ky fakt, nuk është në dobi të PD. PD duhet edhe njëherë të rrethohet me njerëz që kanë dëshirë që PD të ketë një të ardhme në pushtet dhe jo nëpërmjet zotit Berisha, që ka qenë Kryeministër, President dhe ka krijuar edhe pakënaqësi. Ne duhet të shohim përtej anëtarësisë, duhet ti apelohemi edhe pjesës gri. Duke e bërë opozitën më të shëndetshme, votuesit do të ishin më të gatshëm të votonin se sa Ramën që po largon shumë shqiptar dhe po e çon vendin në drejtimin e gabuar.

Për bashkëpunimin me Sali Berishën, ajo tha se ka lidhje familjare me familjen Hajdari dhe se vazhdimisht ka pasur lidhje familjare, komunikim ndër vite, si pasojë e lidhjes që ka PD me familjen e saj.

Që nga përfshirja ime në 2017-ën, ku erdha në Shqipëri, ka qenë gjithmonë me vullnetin tim personal dhe kam dashur të eci gjithmonë në hapat e babait tim dhe nuk ka nevojë të më ftojë njeri në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy