Panik në avion, shpërthen motori, pasagjerja gati për të rënë nga dritarja (VIDEO+FOTO)

Panik në avion, shpërthen motori, pasagjerja gati për të rënë nga dritarja (VIDEO+FOTO)

Një avion pasagjerësh i SHBA ka bërë një ulje emergjente në Filadelfia pasi një pjesë e mbulimit në motorin e majtë shpërtheu në flakë duke krijuar panik mes pasagjerëve.

Gjithashtu nga ky incident një dritare dhe një pjesë e avionit u dëmtuan, thonë zyrtarët vendas.

Një pasagjer ka qenë duke rënë nga dritarja pasi avioni shpërtheu dhe hapi një vrimë në të. Sipas mediave vednase, mendohet se ka dalë lëngu i karburantit duke rënë nga një anë e avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Shërbimet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje pasi piloti bëri ulje emergjente.

Avioni i Southwest Airlines po fluturonte nga aeroporti "La Guardia" i Nju Jorkut për në Dallas, Texas, dhe kishte në bord 143 pasagjerë dhe pesë anëtar të ekuipazhit kur i ndodhi incidenti në motor.

Piloti menjëherë e devijoi kursin e tij dhe fluturoi drejt Filadelfias për të bërë një ulje emergjente.

Boeing Co 737-700 bëri një ulje të sigurt, por thuhet se të paktën një person është plagosur.

Administrata Federale e Aviacionit ka hapur një hetim për të gjetur shkaqet e këtij incidenti raporton BBC.

Todd Bauer, babai i një pasagjeri tha: “Një pasagjere femër ishte pjesërisht jashtë aeroplanit, por shpëtoi pasi u tërhoq nga udhëtarët e tjerë.”

Marty Martinez që filmoi uljen emergjente tha se ka patur gjak kudo në bord, por nuk ka të lënduar se maska e oksigjenit erdhi për 10 sekonda dhe shpërthimi i dritares solli ajër.

"Ajo thjesht copëtoi plotësisht motorin e majtë ... ishte e frikshme", tha Kristopher Johnson për CNN.

Fotot janë shpërndarë në mediat sociale që tregojnë pasagjerët të ulur në maska ​​të oksigjenit ndërsa avioni rrëzohet rreth tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy