Një grua vendosi ta festojë fitoren e betejës me kancerin e gjirit në një mënyrë shumë të veçantë. Ajo e mbuloi plagën e mastektomisë me një tatuazh të madh përgjatë gjirit.
Michelle Cole, 42 vjeçe, vendosi të bëjë një tatuazh që i kushtoi 720 paund në përvjetorin e pestë të operacionit të gjirit.
Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2012. Ajo ishte bartëse e gjenit BRCA1, çka e bënte të rrezikuar gjithnjë nga kjo sëmundje.
Ajo ka humbur nënën dhe motrën nga e njëjta sëmundje. Kjo bëri që pas heqjes së gjirit, t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrjeje tjetër për heqjen e mitrës, për të reduktuar rrezikun.



