
Sot në mbarë botën shënohet Ditën Botërore pa Duhan, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet nga përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.
Po cila është gjendja reale në Shqipëri?.
Bazuar në evidencat e OBSH, eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka, për “MCN live”, bëri të ditur faktin se Shqipëria ka një dyfishim të përdorimit të duhanit veçmas nga periudha 2015-2020.
Shifrat që publikohen nga OBSH për Shqipërinë, janë për të ardhur keq, sepse kemi një dyfishim të pirjes së duhanit, nga 2015 -2020, pothuajse 10 përqind në grupmoshat e të rinjve, te femrat dhe djemtë. Të dhënat e OBSH, poashtu i referohen këtyre viteve ka një dyfishim të përdorimit të cigareve elektronike për këto grupmosha, ndërkohë që këto shenja tregojnë se do të ketë vazhdimësi në rritje të prevalencës edhe te grupmoshat e tjera më të rritura.
Sipas Shuperkës, nuk mjaftojnë vetëm ligjet për ndëshkimet e shitjes së duhanit për minorenët, porse duhen politikbërja dhe qeveria të punojnë në sensibilizimin e popullatës.
Sot është dita botërore pa duhan, dhe duhen të sensibilizohen duhanpirësit, politbërësit, qeveritarët, të sensibilizojnë që bima e duhanit shkatërron ambientin, pyjet, pemët, dhe nuk fiton qytetari i thjeshtë por me të fitojnë kompanitë.
Eksperti për kontrollin e duhanit Shuperka, tha se megjithëkëtë rritja e interesimit të konsumimit të cigares elektronike, në një farë mënyre redukton dëmin te shëndeti.
Po ti referohemi Shëndetit Publik Anglez, që ka analizuar edhe gjendjen në Shqipëri, konsumimi i cigares elektronike po shkon drejt rritjes.
Ata kanë praktikuar që të shkohet drejt largimit të tymit të duhanit, prandaj në këto ujëra dhe përdorimi i cigares me ngrohje dhe elektronike është në reduktim dëmi.
Poashtu ka ardhur koha që një ligj cilësor të bëhet nga fillimi i njëjtë me ato të vendeve të BE-së, dhe të krijohet një strategji ku nuk duhet lejuar që kioskat përreth shkollave të shesin cigare për minorenët.



