Tjetër shqetësim për vaksinën AstraZeneca: Ka çuar në një sindromë të rrezikshme për gjakun në Europë

Tjetër shqetësim për vaksinën AstraZeneca: Ka çuar në një sindromë të rrezikshme për gjakun në Europë

Një gjendje tjetër e rrezikshme e gjakut është vërejtur në një pjesë të vogël të pacientëve që u është injektuar AstraZeneca.

Njoftimi është bërë nga Autoriteti Evropian i Barnave (EMA), që tha se pesë raste të sindromës së rrjedhjes kapilar ishin raportuar në pacientë të vaksinuar në kontinent.

Sindroma e rrjedhjes së kapilarëve është një çrregullim i rrallë që karakterizohet nga shpërthime të përsëritura të rrjedhjeve masive të plazmës nga enët e gjakut në muskuj dhe zgavra të trupit. Kjo rezulton në rënie të presionit të gjakut që, nëse nuk trajtohet mund të çojë drejt kolapsit organet.

Të dhënat sugjerojnë se rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, MHRA, kishte vërejtur tre raste të kësaaj sindrome nga 20 milionë njerëz që iu bë vaksina AstraZeneca deri në fund të marsit.

Kjo është një goditje tjetër për vaksinën e prodhuar në Britani, e cila është kufizuar për grupe të caktuara moshe në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë nën 30 vjeç në Britani, pas raporteve të mpiksjeve të rralla të gjakut në tru dhe bark.

Ndërkohë, EMA zbuloi se po shqyrton gjithashtu raportet e mpiksjeve të rralla që përfshijnë vaksinën Johnson dhe Johnson, e cila përdor të njëjtën teknologji si ajo e AstraZeneca.

Katër raste serioze të mpiksjes së rrallë të gjakut me trombocite të ulëta u zbuluan tek njerëzit e vaksinuar, njëri prej të cilave vdiq.

Zyrtarët nuk specifikuan se çfarë lloj reagimesh kishin tetë njerëzit ndaj vaksinës, por thanë se ato ishin "në përputhje me reagimet e zakonshme tek të rriturit që vaksinohen me ndonjë vaksinë" dhe përmendën numrin e rasteve si shkas për pauzën.

Sidoqoftë, tetë personat që patën reagime ishin midis 425 personave që morën J&J në atë vend dhe u raportua nuk patën ndonjë reagim të dukshëm. E njëjta gjë ka ndodhur në klinikat në tre shtete të tjera këtë javë.

Aktualisht në Shqipëri popullsia po imunizohet me vaksinat Astrazeneca dhe Sinovac.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy